Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci bëhet nënë për herë të parë

Deputetja nga Podujeva, Saranda Bogujevci, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

‘Saranda dhe partneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Forca e jetës ❤️
E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të kolegës, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci
Saranda dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë.
Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!

Lexo edhe:  Dita e Çlirimit: Kosova shpreh mirënjohje për 24 vjet liri