Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, 24-vjeçari përfundon në spital

Mëngjesin e djeshëm zyrtarët e Qendrës Korrektuese në Dubravë kanë raportuar se dy të burgosur janë përfshirë në një konfrontim fizik, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se sipas njërit prej të burgosurve ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i burgosuri tjetër 25-vjeçar, duke e goditur me grushte në fytyrë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 24-vjeçari është trajtuar në spitalin e Burgut, ndërsa i dyshuari është mbrojtur në heshtje.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Ky është çipsi nga Serbia ku u gjet substanca kancerogjene, gjendet edhe në tregun e Kosovës