Ish minatori i Trepçës, Ahmet Hyseni, gjithë jetën ia kushtoi minierës në Stan Tërg

Qysh në vitin 1979 kishte filluar punën në moshë të re, por puna e tij nuk ishte lehtë.

Ahmet Hyseni vendosi të bëhej minator dhe të futej qindra metra nën tokë në minierën e Trepçës në Stan Tërg, shkruan Jepi zë.

Ai zgjodhi këtë punë që ta ndihmonte familjen e tij ekonomikisht, dhe për shumë vite arriti ta kryej me sukses punën e tij.

Hyseni punoi në disa horizonte, duke filluar nga ai 9-të, më pas vazhdoi edhe në dy horizonte tjera 10-të dhe 11-të, ku më pas edhe u pensionua.

Sikur shunë minatorë tjerë, Ahmet Hyseni, ishte pjesë e grevës brenda në minierë, e cila dridhi edhe themelet e ish Jugosllavisë, dhe filloi rezistenca e kosovarëve ndaj pushtuesit serb/ Jepi zë

Lexo edhe:  Kurti: Projekti për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e reja do të nis këtë vit