Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet këmba

Kosova është tronditur sërish nga një vrasje që ka ndodhur në një lokal në fshatin Runikë në Skenderaj.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur pas mesnate dhe për pasojë një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, e tre të tjerë janë plagosur.

Siç ka bërë të ditur policia, nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Ndërkohë, Shaqir Uka nga intensiva në QKUK ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajit është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit dhe për këtë arsye pas një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet këmba.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Uka ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor pasi ka humbur shumë gjak.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për inetrvenim kirugjik . Nëe kazminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme”, ka thënë Uka

Lexo edhe:  Kanoset një person në Drenas, arrestohen pesë të dyshuar