Djaloshi që u bë viral në vlugun e largimit të të rinjve kosovarë drejt Perëndimit: Mërgimtarët nuk ia ka idenë për kushtet në Kosovë

Ishte bërë viral në vitin 2015 në vlugun e largimit të të rinjve kosovarë drejt Perëndimit.

Edon Haziri është rikthyer sërish në skenë, kësaj radhe për të folur mbi deklarimet e tij të famshme të tetë viteve më parë e situatës momentale po ashtu.

Në një intervistë për lajmi.net ai thotë se mërgimtarët që jetojnë jashtë Kosovës nuk ia kanë idenë për kushtet në Kosovë.

“Nëse je mërzit, merri grunë e fminë e kthehu. E ka qitë ni çaj qaty e fol. Ai fol se ai i merr 3-4 mijë euro e këtu punëtori paguhet 250-300 euro.” shprehet Edoni.

Më tutje ai thotë se është shprehur i zhgënjyer nga partitë politike që kanë rrejt që procesi i liberalizmit është kryer.

‘’Përpara partitë thoshin u kry liberalizimi i vizave po na kanë rrejt, as tash spo mundem me besu që ka ndodhë’’, është shprehur Edoni.

Lexo edhe:  Shefi i Financave në Telekom e quan Haradinajn “magar” dhe “pijanec” pasi kërkoi rrëzimin e Kurtit