Djali sulmon fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ndërsa, viktima ka marrur tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Tomë Gashi: Rugova s’i ka ngu hiç amerikanët në ’98-ën, s’është veç Kurti