Dyqanet e luleve shfrytëzojnë rastin, rritin çmimet e trëndafilave pas sulmeve në Serbi
Një nxënës i klasës së shtatë vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie gjatë javës që po lëmë pas. Pas ditës fatale, shumë qytetarë shkuan në vendin e krimit për të ndezur një qiri dhe për të vendosur lule për të nderuar familjet e viktimave.
Disa persona pretendojnë se disa pronarë të dyqaneve të luleve i kanë rritur çmimet për të përfituar nga situata.
“Pronarëve të dyqaneve të luleve që e ngritën çmimin e njërit në 500 dinarë në afërsi të shkollës, dua t’i porosis vetëm një. Rrota e fatit po rrotullohet, ju luteni për bukë, qofshit të mallkuar”, ka shkruar një. përdorues Twitter.
Për dallim nga ky përdorues, i cili pretendon se një lule kushton 500 dinarë, një tjetër thotë se dy lule në një dyqan lulesh afër shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” kushtojnë 1200 dinarë, shkruan B92 transmeton në shqip.
Rritja e çmimeve të luleve ka zemëruar shumë qytetarë. Njëri ndër ta shkruan: “Thjesht tregon se çfarë bagëtish jemi bërë. Në vend që të shpërndajnë trëndafila, po rrisin çmimet!!!”, lexohet në një tjetër Tweet.