Hallakamë në shkollën e mesme në Drenas, tri femra dhe një mashkull çohen në stacionin policor

Dje, në orët e mengjesit është raportuar se në shkollën e mesme në Drenas kishte një mosmarrëveshje mes disa nxënësve.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor katër nxënës (tri femra dhe një mashkull).

Nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një armë me gas.

Pas konsultimit me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë e policisë:

Fsh. Poklek i Ri, Gllogoc 05.05.2023 – 10:00. Është raportuar se në shkollën e mesme kishte një mosmarrëveshje mes disa nxënësve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor katër nxënës (tri femra dhe një mashkull). Nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një armë me gaz si dhe pas konsultimit me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Turqia dridhet sërish nga tërmeti