Kiara e lumtur për martesën me Luizin: Nëna e tij është shumë e lumtur për ne

Pasi martesën e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit e ka konfirmuar Eduard Grishaj, pas kësaj ka folur vetë Kiara.

Lajmin e ka konfirmuar edhe moderatorja e njohur shqiptare, derisa në një intervistë të shkurtër me Megi Pojanin ka konfirmuar martesën e saj me Luizin në natën finale.

Humbi ndjekës shkaku i Luizit, Kejvina shpërndan faqen e Instagramit të ti…
Ajo tha se është e lumtur me këtë martesë derisa ka folur se atë e kanë diskutuar me nënën e Luizit, Anxhelina Ejlli.

“‘Nëna Anxhi është e lumtur për marrëdhënien tonë’, ka thënë fillimisht Kiara në këtë intervistë.

Tutje, Kiara tha se ka qëndruar shumë me nënën e Luizit dhe këto ditë ajo ia ka hequr pak mallin e të dashurit të saj pasi që ka të njëjtin humor si ai.

“Nëna e Luizit është shumë e lumtur për ne!”, ka shtuar ajo.

Derisa dëshmitar në kishë sipas Kiarës ajo do ta këtë tezen e saj, gjë të cilën ajo e kishte ëndërruar ta këtë që prej se ka qenë fëmijë.

Krejt në fund ajo foli për atë se pse Luizi e meriton fitore dhe se pas martesës fillimisht ata dëshirojnë që të largohen paksa që të jenë jashtë fokusit të mediave.

“Pasi të dal Luizi,na presin gjëra të bukura. Do rrimë larg medias dhe opinionit publik!”, tha ajo.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Broboniq të Mitrovicës, në vendin e ngjarjes ambulanca, Policia dhe FSK-ja