Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të reshurat e shiut përfshinë vendin gradualisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Ditën priten edhe intervale me diell, e më vonë pasdite sërish shfaqen të reshura shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 11C, ndërsa ato maksimale, paksa më të ulëta, e luhaten ndërmjet 15C e 17C, njofton Prishtina Weather.

Të reshura shiu kohëpaskohe priten edhe ditën e enjte, e të premten ca riga lokale shiu zhvillohen orëve të pasdites.

Më shumë diell pritet të shtunën, ndërsa të dielen orëve të mbrëmjes sërish rikthehen të reshurat e shiut. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje edhe deri në 20C e 21C në fundjavë

Lexo edhe:  Ky është Dukagjin Gashi, i vrari në aksionin e sotëm të Policisë, ishte kuzhinier