Zbulohet se çfarë thuhej në raportin e SHISH për Haklajt në vitin 1999

Gazetari Luan Kondi deklaroi mbrëmë se në informacionin e SHISH të asokohe ishin të përshkruara me detaje konflikti mes familjes Haklaj dhe Hoxhaj si dhe ngjarjet që kishin ndodhur deri në vitin 1999.

Më tej, ai theksoi se konflikti mes Haklajve dhe Hoxhajve përshkruhej si banal në raportin që kishte SHISH.

Ai theksoi se ky raport i implikonte Haklajt si persona që kishin nisur konfliktin ndërsa theksoi se SHISH kishte njerëz që punonin për të.

“Po t’i referohesh informacionit të SHISH të asokohe, ishte interesant fakti që përshkruhej me detaje të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur deri në vitin 1999. SHISH kishte informacion dhe për Haklajt dhe për Hoxhajt. I ndante në dy grupe. Konflikti përshkruhej si konflikt banal dhe pastaj përshkruan të gjithë serialin e vrasjeve që kanë ndodhur”, tha ai për Euronews Albania, transmeton Paparaci.

“SHISH kishte njerëz që punonin për ta dhe ishin të paidentifikuar. SHISH i implikonte të dyja palët. Haklajt i implikonte si persona që nisën konfliktin. Ishte një konflikt banal. I përshkruan vrasjet me detaje. SHISH i përshkruan me detaje ngjarjet se kur kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur”.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin sot pa rrymë