E trishtë: Futbollisti pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes, vdes rrugës për në spital

Një lajm i hidhur vjen nga Irani, ku ka vdekur futbollisti 23-vjeçar, Amirhossein Shirchi, i cili luante për Shohadei Babolsar, një klub në ligën e dytë të Iranit.

Ai pësoi një atak në zemër gjatë ndeshjes kundër Naft Gasharan. Në minutën e shtatë të ndeshjes ai u rrëzua në fushën e lojës dhe vdiq.

Lojtarët filluan të thërrasin personelin mjekësor në panik, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ai ka marrë ndihmë urgjente dhe është transportuar me ambulancë nga terreni në spital, por rrugës për atje ka vdekur.

Ka rezultuar se futbollisti fatkeq kishte një lloj sëmundjeje në zemër, gjë që u konfirmua nga njeriu i parë i Babolsarit, Majid Pasna.

Lexo edhe:  Ky kanal kosovar e transmeton ndeshjen Izrael – Kosovë