Ky është kosovari nga Drenasi që ndërroi jetë në SHBA

Në varrezat e Drenasit këtë të shtunë do të varroset  40-vjeçari, Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00.

40-vjeçari vdiq tragjikisht derisa po e shpëtonte një fëmijë në det teksa ditë më parë familjarët e tij treguan se si ndodhi ngjarja tragjike.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.

Lexo edhe:  Burri rrah gruan, djali ndërhyn për të mbrojtur nënën dhe e godet babain