Burri në Fushë Kosovë dëbon nga shtëpia bashkëshorten, dyshon se e tradhtoi me një person

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Sinjali mëson se në Polici së fundi kanë përfunduar edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi burri dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij.

Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital dhe më pas ka denoncuar rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

24-vjeçari para hetuesve policorë ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke thënë se dyshon që e ka tradhtuar dhe sipas tij, kjo është arsyeja përse nuk dëshiron të vazhdojë bashkëjetesën me të.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’, ndërsa 22-vjeçarja bashkë me fëmijën e saj është dërguar në strehimore.

Lexo edhe:  Mbledhja historike në KiE, deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë