Kryetari Përparim Rama tregon nëse ka ambicie që të jetë kryeministër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se nuk ka interes për politikën qendrore duke theksuar se ka ardhur vetëm për Prishtinën.

“Unë nuk jam politikan, e dua Prishtinën kam ardhur me transformu kryeqytetin, nuk kam ambicie për kryeministër. Më intereson vetëm Prishtina”, tha ai në Klan Kosova.

Ndërsa pohoi se e dëshiron edhe një mandat tjetër për të udhëhequr kryeqytetin.

“Patjetër që kam ambicie për një mandat tjetër, sepse planet që kam marrin kohë më shumë për transformim”, theksoi Rama.

Lexo edhe:  Matoshi: Po e marr veç Zotin dhe lutjet e mija për një operim të radhës