Valon Syla: Shumica e hoxhallarëve në Kosovë janë profiterë, këqyrjani kerret

Gazetari Valon Syla ka thënë se shumica e hoxhallarëve në Kosovë janë profiterë.

Në InDoks të Gazetës Insajderi, Syla i ka cilësuar kërkesat e tyre si të kota e populiste.

Përmend se si kryerja e haxhillëkut po kushton më së shtrenjti për kosovarët.

“…Edhe kërkesat i kanë të kota, populiste sepse shumica janë profiterë ne po e shohim çfarë kerre kanë, sa pare marrin, kujna nuk i raportojnë ku i kanë marrë, haxhillëku më i shtrenjti në regjion është më i shtrenjtë se për muslimanin i Shqipërisë, Maqedonisë për 400 euro se i Novi Pazarit, boshnjaku ose i Sarajevës e Bosjës. E ka bërë këtë ditë dikush prej Bashkësisë Islame, këto pare i merr edhe nuk i raporton kërkujna edhe në fund kërkesat i kanë kot”, ka thënë ai.

Ai e ka cilësuar si gënjeshtër e të pakuptimtë kërkesën e tyre që shamia të lejohet nëpër shkollat publike në Kosovë.

Se p.sh kur thotë du xhami, du shami brenda klasës ajo femra e cilat mbulohet brenda klasës ajo apet në klasë është me meshkuj edhe ajo ndalohet në islam – kë po e rreni ju, mua? Si monitor dhe gazetarë që merret ehde me religjion apo besimtarin e juj, kallxoni besimtarit të juaj se femra edhe me shami në klasë me meshkuj nuk lejohet. Pra ti edhe nëse e lejon shaminën, edhe nëse ka tipare fanatike islamike nuk mundet me shku me djemtë të klasës me një klasë. A duhet tash me i nda klasat? – Pra edhe në kërkesën politike, që thonë të lejohet edhe kjo është rren nuk e kanë se nuk e kanë perime”, u shpreh ai.

Intervista e plotë me Sylën:

Lexo edhe:  1 gol, 2 birra falas – kështu i motivon trajneri kosovar futbollistët e tij