“Policët po rrezikohen në veri, në Prishtinë qytetarët po bëjnë qejfe”
Profesori Milazim Krasniqi ka deklaruar se derisa policia e Kosovës po rrezikohet në veri, në qendër të Prishtinës me mijëra qytetarë po bënin qejf me muzikë.
Koncerti në Prishtinë që po mbahet është i tenorit Lamë Jahaj, ku prezente kishte qenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
“Minimumi i bie që kjo qeveri nuk ka haber si përgatitet opinioni për masat që ajo ndërmerr”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ai tha se të tjerat pastaj janë edhe çështje morale.