“Policët po rrezikohen në veri, në Prishtinë qytetarët po bëjnë qejfe”

Profesori Milazim Krasniqi ka deklaruar se derisa policia e Kosovës po rrezikohet në veri, në qendër të Prishtinës me mijëra qytetarë po bënin qejf me muzikë.

Koncerti në Prishtinë që po mbahet është i tenorit Lamë Jahaj, ku prezente kishte qenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

“Minimumi i bie që kjo qeveri nuk ka haber si përgatitet opinioni për masat që ajo ndërmerr”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai tha se të tjerat pastaj janë edhe çështje morale.

Lexo edhe:  Kërset boksi në Prishtinë, dy shofer grushtohen për një zënkë në komunikacion