Kryeministri Kurti flet dhe shpërndan një artikull ku Thaçi quhet hero kombëtar

Mediumi britanik The Times, ka bërë një artikull për Gjykatën Speciale dhe për ish-liderët e UÇK-së që po akuzohen nga kjo gjykatë.

Mediumi The Times, i cili i quan heronj Thaçin, Selimin, Selimin dhe Krasniqin, nisë artikullin me, “Në një shtet të vogël ku Tony Blair dhe Bill Clinton janë idhull, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”.

Kurti këtë shkrim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, ku thotë se kishte kënaqësi të fliste me Matthew Campbell për artikullin e The Times.

Po ashtu ky medium e citon edhe kryeministrin Albin Kurti, kur ka folur edhe për kontributin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në kohën kur Kosova ishte në luftë.

Lexo edhe:  “Je gruaja ime dhe të bëj ç’të dua”, arrestohet shqiptari për përdhunim dhe keqtrajtim ndaj bashkëshortes