Protesta e FIT-it: Reagon Kurti, përsërit llafet për të ardhurat 2200 euro

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar për kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë FIT, të cilët i shpalosën sot gjatë një proteste.

Kurti ka shkruar se me hyrjen në fuqi të shtesave të reja të rrezikshmërisë, secili prej pjesëtarëve të FIT-it do të marrë pagë prej 135o euro neto.

“Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023)”, ka shkruar kryeministri.

Ai duke folur për kërkesat e policëve, ka thënë se nevojat e jo vetëm dëshirat, janë më të thjeshta se zgjidhjet.

“Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:  “Kena me t’vra ty edhe familjen", kërcënohet 29-vjeçari në Mitrovicë, shkak borxhet