Po u shisnin fëmijëve çokollata pa afat, inspektorët e kapin në flagrancë Albi Marketin

Një orë pas raportimit se në një market në kryeqytet, ishin duke u shitur produkte me afat të skaduar, ka intervenuar AUV.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dërgoi ekipin inspektues, ku edhe janë gjetur disa njësi me afat të skaduar.

Mallrat pa afat do të asgjësohen, ndërsa ndaj marketit do të inicohen procedura.

Kështu tha edhe zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi. Thaçi për lajmi.net pohoi se ndaj operatorit ekonomik do të vijojnë pasojat, kurse pranoi se kanë zënë në flagrancë marketin që përmbante produkte me afat të skaduara.

“Ky market po u shiste fëmijëve çokollata pa afat. Në një pikë të marketit Albi Market po u shisnin fëmijëve çokollata pa afat. Për këtë qytetarët raportuan në AUV dhe menjëherë pas lajmit se ishin duke u shitur produkte me afat të skaduar, AUV dërgoi ekipin inspektues. Ata zënë në flagrancë shitjen e tyre dhe të njëjtat kanë vendosur t’i asgjësojnë. Ndërsa ndaj operatorit ekonomik do të inicohet procedurë në gjykatë”, tha Thaçi.

Lexo edhe:  E rëndë: Roja që u vra në Top Channel jetonte në varfëri, punonte edhe për festa