Burri 33-vjeçar ushtron dhunë ndaj gruas dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në Polici
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin “Hoçë e qytetit”, ku një burrë 33-vjeçar, pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë psikike ndaj viktimës dhe të njëjtën më pas e ka dëbuar nga shtëpia.
Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast nuk e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.