18-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, Policia jep detaje për rastin tragjik në Deçan

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Llukë të Deçanit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë.

Në orën 17:45, Policia është njoftu se në fshatin Llukë të Deçanit, në oborrin e shtëpisë është gjetur një person i shtrirë. Menjëherë kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren sektori i hetimeve rajonale”, tha Gashi.

Sinjali mëson se viktima është i moshës rreth 18-vjeçare dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Lexo edhe:  Ndërpriten shujtat për nxënësit, Komuna e Vushtrrisë ia lë fajin kryeministrit Kurti