Serbi: Një person vret një vajzë adoleshente dhe godet me thikë nënën, gjyshen dhe dajën e saj

Një vajzë adoleshente, 16-vjeçare është vrarë në Ripnje të Beogradit pak pas orës 14:00 të ditës së sotme. Autori pas vrasjes është larguar nga vendi i krimit dhe është vetëdorëzuar në polici rreth orës 15:30.

Siç raporton Telegraf, bëhet fjalë për 38-vjeçarin Stojan I., i cili ka hyrë në shtëpinë e familjes së një adoleshenteje, ka goditur me thikë nënën, gjyshen dhe dajën e saj dhe ka rrëmbyer dhe vrarë vajzën një kilometër larg shtëpisë. Dyshohet se ai e ka dhunuar atë. Raportohet se i dyshuari deri më tani është raportuar 20 herë në polici.

Ai ka pohuar se i kanë bërë “magji të zezë”.

Mjekët po luftojnë për jetën e nënës, gjyshes dhe xhaxhait të saj, shkruan Telegraf. Familja ka pesë fëmijë, ata jetojnë në shtëpi me nënën, dajën dhe prindërit e nënës.

 

Lexo edhe:  Vendosen kamera të sigurisë te varri i Faton Hajrizit, vëllai i tij tregon arsyen