Të mira me bollëk, ushqime të shumta në një prej sofrave drenicake për iftar

Muaji i shenjtë i Ramazanit është një prej muajve më të rëndësishëm për besimtarët e besimit Islam.

Bashkërisht të gjithë besimtarët myslimanë gjatë këtij muaji mundohen që të jenë sa më afër njëri-tjetrit, të ndajnë të mirat me ta e posaçërisht t’i përkushtohen edhe më tepër lutjeve dhe adhurimit të krijuesit të tyre.

Kësisoj përgjatë këtij muaji të njëjtit janë edhe më të përkushtuar për të qenë sa më afër këtij besimi.

Lajmi.net së fundi ka qëndruar në Drenicë, ku është pritur nga një familje pikërisht në kohën e iftarit.

Familja Plakaj nga Drenica kishin përgatitur shumë ushqime nga më të mirat për të ngrënë pikërisht në kohën e iftarit.

Padyshim se shqiptarët njihen për mikpritjen që u bëjnë mysafirëve, e kjo dëshmohet edhe në këtë rast.

 

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën një person