Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar në Shtime

Një 64-vjeçar ka vdekur sot në Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se pacienti nga Enti Special i Shtimes është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sot, rreth orës 04:45 kemi pranuar një informacion se në QKMF në Shtime gjendet një pacient nga Enti Special i Shtimes pa shenja jete. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfrimuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, ka bërë të ditur Veseli.

Me vendim të prokurorit të rastit, sipas Veselit, trupi i pajetë i viktimës T.A i moshës 64 është dërguar në  IML në Prishtinë për autopsi.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Prishtinë, 22-vjeçari kërcënon vëllain e tij – përfundon në Polici