Basel: Zhduket një fëmijë shqiptar, kërkohet ndihmë nga qytetarët për ta gjetur

Një fëmijë i kombësisë shqiptare është zhdukur më 13 prill në St. Louis, pranë Baselit.

Muaxhahid, me vendbanim në Basel, ishte larguar nga xhamia në St. Louis dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për të.

Lajmin për zhdukjen e tij e kanë publikuar disa grupe shqiptare ku në to po kërkohet bashkëpunimi dhe ndihma e shqiptarëve që banojnë në atë rrethinë, në identifikimin dhe gjetjen e tij.

0798630600 është numri i kontaktit për të gjithë ata që e kanë parë.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Profesori i shkollës së mesme në Gjakovë denoncohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 17-vjeçare