Valë e re e reshjeve të shiut mbi Kosovë

Gjatë natës së sontme në territorin e Republikës së Kosovës pritet të kemi një valë të re reshjesh shiu që do të përfshijnë shumicën absolute të territorit të Republikës. Reshjet herë pas here pritet të jenë mesatarisht të dendura, ndërsa në viset e larta malore do të ketë reshje bore.

Edhe dita e hënë do të jenë kryesisht i vranët, por reshjet do të vijnë duke u dobësuar dhe lokalizuar.

Këtë mot të paqëndrueshëm po e kushtëzojnë masat ajrore ciklonike në shtresat e larta të atmosferës që po “rrotullohen” dhe qëndrojnë në Evropes juglindore dhe mbi territoret tona.

Më në fund nga e marta pritet të kemi stabilizim të motit, ndërsa rriten periudhat me intervale kohore me diell. Po ashtu do të kemi edhe rritje të temperaturave për dy ose tri ditë, megjithatë reshjet e shiut do të rikthehen afërsisht të premtën dhe gjatë fundjavës./MeteoBallkan

 

Lexo edhe:  Enver Sekiraqa rikthehet në arrest shtëpiak