E rëndë: Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në Rahovec, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Në rast mjaft i rëndë që ka ndodhur në Rahovec ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili për motive akoma të panjohura i ka dhënë fund jetës duke u varur në një lis.

Sipas burimeve të Sinjalit nga QKMF në Rahovec, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri është gjetur nga familjari i tij i vetëvarur me një litar në një lis te varrezat e poshtme të fshatit Drenovc, te vendi i quajtur “Rrezinat”.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet e rastit, edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i IML i cili e ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe e ka dërguar në Institut për obduksion.

Lexo edhe:  Aksident i tmerrshëm, vetura bie 27 metra poshtë rrugë - 1 i vdekur e 3 të lënduar