Aksident në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, rrokulliset vetura

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur sonte në rrugën “Skënderbeu”

Në foto shihet një veturë e rrokullisur, përderisa në vendin e ngjarjes siç shihet në foto, kanë dalë njësitë policore.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lexo edhe:  “E ka rreh me kabëll, me thikë, me çelësa” – Flet nëna e Jetmira Bekës që u vra nga burri në Gjermani