E rëndë: Një mashkull ther me thikë një femër në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh bën me dije se ka përfunduar në pranga i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therur me thikë viktimën femër kosovare.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq, dikush ka me pësu rëndë