Familja e nxënëses në Shtime thonë se ajo u përjashtua për shkak të shamisë, shkolla e mohon

Nxënësja e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Shtime, Sara Bungu, është përjashtuar nga procesi mësimor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas vëllait të të miturës, i cili ka bërë të ditur lajmin, e gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak se vajza bart mbulesën fetare.

““Perjashtohet nga shkolla vetem pse ka shami!” Dje me date 05.04.2023 motra ime Sara Bungu perjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime”, shkroi në Facebook Shkëlqim Bungu.

Bungu është shprehur se drejtori i shkollës, Rexhep Hasani, ka këmbëngulur që përjashtimi të vazhdojë në heshtje derisa vajza ta largojë shaminë.

Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorine e arsimit ne komunen e Shtimes drejtori i shkolles fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , kembngul me kokfortesi qe perjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxensja te nderroj mendje dhe ta largon mbulesen, per arsye te udhezimit administrativ”, ka thënë ai.

Bungu ka bërë thirrje te Bashkësia Islame e Kosovës në Shtime që të reagojë lidhur me rastin, veprime të cilat ai i quan ‘anti-islame dhe tendencioze’.

Lexo edhe:  “Shko more adaptoje, çfarë po fol more kjo para 5 milionë shqiptarëve”