Babë e bir pranojnë fajësinë, për rastin e kadetit Flordian Shabaj
Në nëntor të vitit 2022 Florian Shabaj, kadet i policisë së Kosovës nga fshati Nabërgjan i Pejës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, i cili kishte ndodhur në fshatin Jashanicë të Klinës.
E dy personat e akuzuar për rastin në fjalë babë e bir, të cilët që nga nëntori i vitit të kaluar po mbaheshin në paraburgim, kanë pranuar fajësinë lidhur me rastin e kadetit Florian Shabaj.
Kjo ka ndodhur sot në seancën e shqyrtimit fillestar, lidhur me vdekjen tragjike të Shabajt.
Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës, kishte ngritur aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, të cilët nga nëntori ndodheshin nën masën e paraburgimit.
Ndryshe, i riu i cili vdiq tragjikisht, ishte kadet i Policisë dhe në momentin tragjik, po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.