Babë e bir pranojnë fajësinë, për rastin e kadetit Flordian Shabaj

Në nëntor të vitit 2022  Florian Shabaj, kadet i policisë së Kosovës nga fshati Nabërgjan i Pejës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, i cili kishte ndodhur në fshatin Jashanicë të  Klinës.

E dy personat e akuzuar për rastin në fjalë babë e bir, të cilët që nga nëntori i vitit të kaluar po mbaheshin në paraburgim, kanë pranuar fajësinë lidhur me rastin e kadetit Florian Shabaj.

Kjo ka ndodhur sot në seancën e shqyrtimit fillestar,  lidhur me vdekjen tragjike të Shabajt.

Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës, kishte ngritur aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, të cilët nga nëntori ndodheshin nën masën e paraburgimit.

Ndryshe, i riu  i cili vdiq tragjikisht, ishte kadet i Policisë dhe në momentin tragjik, po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

Lexo edhe:  Ky është 20-vjeçari që u mbyt sapo futi këmbët në plazhin e Velipojës