“Faleminderit Luiz Ejllit se për shkak tij po kemi punë”, frizeri gjakovar tregon se si u merr bakshishe klientëve
Ishte 18-vjeç kur hapi lokalin e tij për frizer.
Patrik Muhaxheri nga Gjakova me një stil krejt ndryshe nga të tjerët, filloi të ketë një numër të madh të atyre që kishin besim te talenti i tij.
Ai eksperimenton shumë me ngjyra, por për këtë shprehet se në vendin tonë njerëzit paragjykohen.
“Ngjyra e bardhë është bërë trend prej Luizit, faleminderit prej tij se kemi pas punë këto ditë”, ka thënë ai.
Sipas tij, puna më e madhe është gjatë kohës kur vinë mërgimtarët.