E rëndë në Mitrovicë: Vajza 24-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë, ku një vajzë 24-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar medikamente, që për pasojë ia përkeqësuan gjendjen shëndetësore.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër paradite për të marrë trajtim mjekësor.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

 

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori 51-vjeçar i një kompanie në Suharekë