E kërcënoi të dashurën se do t’ia dhunonte vajzën e mitur, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia ka arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për shkaktimin e veprës penale dhunë në familje.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar gruan me të cilën bashkëjetonte se do t’ia dhunonte vajzën e saj të mitur.

Po ashtu i njëjti sipas dyshimeve e kishte ofenduar atë.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  Amerikani fiton lotarinë gjashtë herë duke i besuar intuitës