Hoxha Armend Haxhiu me shoqatën Bereqeti gjatë Ramazanit kanë shpërndarë mbi 200 pako ndihma për familjet nevojtare

Po vazhdon ndihma e qytetarëve dhe shoqatave humanitare në Mitrovicë për familjet nevojtare.

Sot, në këtë muaj të Ramazanit, hoxha i njohur Armend Haxhiu bashkë me shoqatën Bereqeti shpërndan ndihma për disa kategori të familjeve, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Sot, dega jonë e Bereqetit ka shpërndarë 30 pako ushqimore dhe 30 thasë miell për familjet nevojtare.
Përfitues ish familje nga skema sociale, familje me nevoja të veçanta, familje dëshmorësh, dhe veteranëve.

Ky donacion ishte siguruar nëpërmjet degës së Bereqetit në Peja, të cilat janë dhuruar nga shoqata e bashkëatdhetarëve nga Peja me qëndrim në Londër.

Bamirës Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij..!

Me këto pako ushqimore, numëri i pakove gjatë këtij Ramazani ka tejkaluar numërin e 200 familjeve të ndihmuara.

Lexo edhe:  Trondit vëllai i Liridonës: Naimi kishte shumë shpenzime, vrasësit kanë ngrënë bukën tonë