Nëna Rukë me lot në sy flet për djemtë e saj të rënë për liri: Foli me ta sikur të jenë gjallë, por s’po përgjigjen

Shumë familje shqiptare kanë dhënë më të dashurit e tyre, për të sjellur lirinë e Kosovës.

Fat të njejtë me shumë shqiptarë kishte edhe Rukë Haradinaj, nga Gllogjani i Deçanit.

Rukë Haradinaj, nëna e dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, rrëfen momentet e rënda të jetës së saj, kur mësoi për rënien e dy djemve në luftën e fundit në Kososovë.

Ndonëse malli për ta, asnjëherë nuk i largohet, ajo thotë se ndihet krenare.

Derisa kujton fjalët që i kishte thënë djali i saj, Shkelzeni.

“Shkelzeni gjithë mka thonë, moj nonë, na ke si brymën para diellit, na jemi të Kosovës”

Por mezi i mban lotët, kur i sheh fotografitë e tyre në kullën e shtëpisë.

“Unë çdo ditë flas me ta, sikur të ishin gjallë krejt, por ata s’po më përgjigjen”

Ajo thotë se kurrë nuk ka guxuar të mërzitet para tyre, siç thotë ajo, nuk donte të ua jepte mërzinë e saj fëmijëve.

Kujtimin për ta e mban gjallë, duke u treguar nipave e mbesave të saj, për axhallarët që kanë rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

“Ju tregoj fëmijëve edhe kur i kanë ditëlindjet, ju tregoj se kush është axhi Enver e axhi Luan e axhi Shkelzen”, thotë ajo.

Derisa varret e tyre i viziton pothuajse çdo ditë, ajo i kujton edhe ditët që ka kaluar me ta.

Lexo edhe:  Lajmi trishtë: Ndahet nga jeta i riu nga Gjilani Arban Bislimi