Ky është personi që dyshohet se u privua nga jeta me armë zjarri në Dumnicë të Epërme
Pak më parë u raportua për një vdekje të dyshimtë në fshatin Dumnicë të Epërme të komunës së Podujevës, ku një person dyshohet se është privuar nga jeta me armë zjarri.
Sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se viktima është Sali Salihu..
Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia as për vetëvrasje mirëpo ajo që e vë në dyshim është se rreth tij deri më tani nuk është gjetur asnjë armë zjarri me të cilën dyshohet se është privuar nga jeta viktima.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhet Policia së bashku me ekipin mjekësor në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Sinjali mëson se aktualisht është duke u bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga hetuesit kompetent me qëllim të grumbullimit të provave që dërgojnë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyshuar.