Policia konfirmon vdekjen e një personi në Podujevë, këto janë detajet

Siç u raportua pak më parë, sot është gjetur pa shenja jete një person në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti për Enigmën.

Mësohet se viktima është një person me iniciale S.S., derisa, deri më tani, nuk dihet nëse i ndjeri është vrarë.

 

Lexo edhe:  Grabitet një person në Fushë Kosovë, hajnat e armatosur ia vjedhin telefonin dhe paratë – njëri nga ta e godet me thikë