Turqi, 33-vjeçarja doli e gjallë me djalin e saj pas 68 orësh

Një tjetër mrekulli në Turqi është shpëtimi i një nëne dhe djalit të saj 5-vjeçar, pasi qëndruan nën rrënoja për 68 orë.

Siç raporton Daily Mail, 33-vjeçarja Serap Topal dhe djali i saj, Mehmet Hamza Topal, ishin bllokuar në rrënojat e shtëpisë së tyre në Kahramanmaras pas “goditjes” së tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter.

Nëna dhe fëmija, të mbuluar nga pluhuri dhe mbeturinat, u shpëtuan nga vullnetarët britanikë të SARAID dhe shpëtimtarët gjermanë të At Fire në orët e para të së enjtes, ndërsa mbaronte afati prej 72 orësh që konsiderohet vendimtar për gjetjen e të mbijetuarve.

Pamjet janë vërtet mahnitëse. Serap “përkulet” dhe shpërthen në lot, ndërsa shpëtimtarët arrijnë ta çlirojnë dhe ta vendosin në barrelë, ndërsa kamera kap një nga shpëtimtarët që shikon lart nga qielli, mirënjohës që e nxori djalin e vogël nga rrënojat të padëmtuar.

 

Lexo edhe:  Krimi në Prishtinë dhe hakmarrja mes dy grupeve: Katër të dyshuarit në arrati, shteti në kërkim të tyre