Mot i vranët dhe me shi, vende-vende priten vetëtima dhe bubullima

Sot na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu.

Vende-vende, herë pas here priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Të hënën ulje e temperaturave. Reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore në viset kodrinore-malore të Kosovës dhe në viset malore të rajonit po ashtu. Ka gjasa që reshje kalimtare bore të paraqiten edhe në disa vise më të ulëta të Republikës së Kosovës. Erërat do të ndryshijnë drejtim dhe do të fryjnë nga veriu dhe verilindja.

Të martën erërat do të fillojnë përsëri të fryjnë nga jugu dhe kjo do të jetë shenjë e afrimit të një cikloni të ri nga Italia.

Lexo edhe:  Prishtina mbulohet nga shiu me baltë si pasojë e pluhurit saharian