Një person në Jarinje e bën për spital policin dhe ia del të largohet “në drejtim të panjohur”
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur të martën në Jarinje.
Një person i ndaluar nga policia për procedura ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët dhe ia ka dalë të largohet.
Sipas policisë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.
Rasti është duke u hetuar:
Ky është njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.