Mbytet në liqen një 4-vjeçar shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 13:40 në afërsi të Konispolit, ku një fëmijë vetëm 4-vjeçar është mbytur aksidentalisht.
Ngjarja sipas dëshmive ka ndodhur në vendin e njohur si liqeni i Mursisë, aty ku fëmija që banonte në fshatin Shëndelli po qëndronte së bashku me familjarët.
Ende nuk dihen dinamikat e qarta që kanë çuar në ngjarjen e rëndë, por grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.