Albin Kurti e ndalë fjalimin kur nis thirrja ezanit në xhami

Kryeministri Albin Kurti sot është duke marrë pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore të mesme të ulët, të quajtur “Fan S. Noli” në Kamenicë.

Kurti ka ndalur fjalimin e tij për disa çaste përderisa po dëgjohej thirrja e ezanit.

Për t’iu drejtuar të pranishmëve, i pari i qeverisë priti derisa të përfundonte thirrja për namaz.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti e bën këtë veprim.

Lexo edhe:  Përleshje mes nxënësve në Gjakovë, ndalohet një i mitur