Përkrahësit e krahasojnë Kurtin e Osmanin me Adem Jasharin

Sot në sheshin “Skëndërbeu” është mbajtur një protestë në përkrahje të kryeministrit Kurti e presidentes Osmani.

Kjo protestë e thirrur nga një qytetar nga Skënderaj, ka pasur për synim dhënien e përkrahjes për liderët e shtetit.

Kundër kujt është organizuar dhe cilat kanë qenë kërkesat nuk dihen, megjithatë një numër i madh qytetarësh janë bashkuar.

E protesta ka shkuar aq larg sa dikush e ka krahasuar Kurtin e Osmanin me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

“Legjendar, këta janë pasardhësit e tu që qojn amanetin tëndë në vend”, thuhet në një nga pankartat me shumë gabime drejtshkrimore.

Lexo edhe:  Tmerrohet i riu nga Ferizaj, të zhveshur e keqtrajtojnë në mal dhe ia marrin paratë: Me na përmend, ta mys nanën