“Rrogat s’po dalin as për bukë thatë” – S’ndalet ikja e frikshme e të rinjve nga Kosova

Vendi po përballet me ikje masive të të rinjve, teksa listohen një varg arsyesh për këtë. Pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës, dhe mungesa e perspektivës janë disa prej faktorëve që po ndikojnë në rritjen e interesimit për ta lëshuar Kosovën. Nga ekzekutivi thonë se tashmë kanë marrë hapa konkret për ta ulur këtë trend, kurse përfaqësuesit e sektorit privat shprehen se pagat aktuale në këtë sektor nuk dalin ‘as për bukë thatë’, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, vlerëson se pagat në sektorin privat janë arsyeja kryesore se pse të rinjtë po e lëshojnë Kosovën. “Rroga mesatare, si ajo maksimale, por edhe ajo minimale, janë paga që të lënë të kuptojnë se duhet ikur nga këtu.” u shpreh Azemi për Gazeta “Enigma”.

Tutje, ai ka thënë se përderisa deputetët me të gjitha benefitet dhe pagat e larta që kanë, po gjejnë vend për ankesa, qytetarët e Kosovës po duhet të jetojnë me një rrogë që nuk del as për ‘bukë thatë’.

“Sektori privat është harruar tërësisht nga Qeveria. Përderisa deputetët janë të pakënaqur me benefitet dhe rrogat e tyre, popullit po i duhet të jetoj me një rrogë minimale prej 170 eurosh në sektorin privat. Kjo rrogë minimale nuk po del as për ‘bukë thatë’, dhe se qeveria e ka harruar komplet këtë sektor”, thekson ai.

Të rinjtë s’kanë interes as në akademinë policore

Përkundër se vazhdimisht Policia e Kosovës hap konkurse të reja duke tentuar të punësoj të rinj në akademi, rënia e interesimit për këto pozita sa vjen e ulet.

Kështu të paktën është shprehur në një prononcim për Gazetën “Enigma”, Kryetari i Sindikates së Policisë së Kosovës, z. Ymer Zeqiri.

Lexo edhe:  Gruaja në Mitrovicë e çon burrin në Polici, i bërtiste dhe e rrahu

“Para vendosjes së ligjit të pagave ka pasur rënie të të interesuarve për aplikim ne akademinë policore, dhe se pika kyce se pse kjo ka ndodhur, ka qenë paga e pakënaqshme. Deri më tash ende nuk ka pasur konkurs nga policia, pas vendosjes së ligjit për paga, për të bëre dallimin se nëse ka rritje të interesimit për aplikim në policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se rrogat që janë dhënë deri në muajin shkurt, kanë qenë të pakënaqshme për të gjitha nivelet e të punësuarve në policinë e Kosovës, dhe se kjo nuk ka ndryshuar as me Ligjin e ri për Paga.

“Super-Qeveria” pretendon se po ndal trendin e ikjes së rinisë

Ndonëse e shohin si shqetësues trendin  e ikjes së të rinjve nga vendi, përfaqësues të ekzekutivit kosovar, thonë se kanë ndërmarrë tashmë disa hapa për të ulur këtë fenomen.

“Për ne është shqetësuese migrimi i të rinjëve jashtë vendin. Padyshim mungesa e kushtet të favorshme të punësimit por edhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre kanë ndikuar ndërvite në gatishmërinë e të rinjve për të migruar”, thekso ai në një përgjigje për Gazetën “Enigma”.

Ai tutje deklaroi se për qeverinë “Kurti” dy prioritet kryesore janë drejtësia dhe punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave.

“Në njërën anë nëpërmjet luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe reformës në drejtësi po synojmë që ndër të tjera të rrisim besimin e qytetarëve ndaj institucioneve. Ndërsa në anën tjetër, përveç nxitjes së investimeve të huaja në vend që do të krijonin vende të reja të punës, uljen e papunësisë te të rinjtë synojmë ta trajtojmë edhe nëpërmjet reformave në sistemin e arsimit, pra lidhjes së tregut të punës me arsimin profesional sipas modeleve të vendeve gjermanofolëse. Kjo do të rrisë aftësimin profesional në mesin e të rinjve në mënyrë që t’i përgjigjen kërkesave të tregut, dhe në të njëjtën kohë do të rrisë punësimin e të rinjve në profesionin e tyre”, shtoi Kryziu.

Lexo edhe:  Dymbëdhjetëvjeçari nga Skenderaj gjen kuletën me para dhe ia kthen pronarit

Si mekanizëm për uljen e trendit të ikjes së rinisë, Kryeziu e përmendi edhe krijimin e platformës “superpuna”. Ky projekt ka synim punësimin e të rinjëve të moshës 18 deri 25 vjec.

“Tash së fundmi kemi lansuar edhe masën më të re të punësimit për të rinjtë e moshës 18-25. Deri tani janë mbi 1000 punësime që janë realizuar përmes platformës superpuna. E gjithë kjo në shërbim të rritjes së punësimit dhe nivelit të kënaqshmërisë që pastaj ulë edhe gatishmërinë për migrim.” përfundoi Kryeziu.

Rritet interesimi i grave për punësim, bie niveli i burrave të punësuar

Se po vazhdon ikja e të rinjve nga Kosova, dëshmohet edhe nga raporti i fundit i publikuar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës. Sipas këtij raporti, ka rritje të punësimit që prej janarit të 2021, deri në janar 2023. Mirëpo, në raport me gjinitë, del që ka rënie të të punësuarve së gjinisë mashkullore, dhe rritje të të punësuarve se gjinisë femërore.

Në raportin e publikuar nga Agjensioni i Statistikave të Kosoves, në bazë të gjinisë dhe moshës në Kosovë, në vitin 2021, rezulton se ka pasur gjithsej 427,266 të punësuar me rrogë primare, ku prej tyre 265.498  janë meshkuj, e  152,996 janë femra.