U qëllua për vdekje në lokalin ku punonte, kjo është gruaja që mbeti viktimë e atentatit në Don Bosko

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një grua u qëllua për vdekje nga dy persona të dyshuar.

Siç raportohet, Mimoza Paja u vra gjatë orarit të punës si banakiere në një lokal. Ajo ka qenë duke shërbyer, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit.

Shënjestra dyshohet se ka qenë xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje.

Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, ndërsa një fëmijë është lënduar nga ciflat e xhamit

Lexo edhe:  Rrëfimi i kosovarit që u shpall kampion i Belgjikës në boks, 22 vjeçari që rrahu dy serbë në ring