Rasti Dehari, mediat raportojnë se sot pritet të ketë shkarkime

Sot pritet të shkarkohet kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit.

Kështu i ka thënë RTV Dukagjinit një burim brenda Ministrisë së Drejtësisë

Mostrat e Astrit Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Humbjen e mostrave e kishte bërë të ditur ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu gjatë një konference për media.

Haxhiu këtë akt e kishte quajtur të rëndë dhe kriminal dhe ka bërë me dije se nga IML janë zhdukur 15 mostra me gjak, një mostër e urinës dhe një e lukthit.

Astrit Dehari humbi jetën më 5 nëntor të vitit 2016 brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Raportimi për gjetjen e një pjese të mostrave të Astrit Deharit

Një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të vdekur të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML), aty ku edhe u zhdukën në dhjetor të vitit të kaluar.

Të premten se mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.

Duke iu referuar burimit, mostrat e gjetura janë të lukthit dhe të urinës, ndërsa mungojnë mostrat e gjakut.

“Komisioni për inventarizim i ka gjetur në një frigorifer që nuk është i mbuluar prej kamerave të sigurisë. Hetuesit e policisë janë duke punuar me kapacitete të plota për të zbuluar se si kanë përfunduar në atë frigorifer gjysma e mostrave të Deharit”, bëri të ditur një burim i Telegrafit.

Në momentin që Telegrafi mori informacionin e sigurt nga burimi, filloi përpjekjet për të rënë në kontakt me prokurorin e rastit, Agim Shefkiu, Prokurorinë Speciale, Ministrinë e Drejtësisë (MD), Policinë e Kosovës dhe zëvendësdrejtorin e IML-së, Ditor Haliti, por pa sukses.

Lexo edhe:  Pamje nga festa tifozëve në qytetin e Pejës pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll

Asnjë nga akterët, përveç ministrisë, nuk iu përgjigj telefonatave e as nuk ktheu përgjigje në pyetjet e dërguara.

Nga MD-ja i thanë Telegrafit se për këtë rast mund të përgjigjen vetëm Policia dhe Prokuroria, pasi këto dy institucione kanë nisur hetimet që zhdukja e mostrave të dhjetor.

Për rastin reagim nuk ka pasur nga presidentja Vjosa Osmani e as nga kryeministri Albin Kurti